Falimenton teknikisht “Malaysia Airlines”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania ajrore Malaysia Airlines ka “falimentuar teknikisht”, ka thënë shefi ekzekutiv i saj, derisa ka bërë publik planin e ristrukturimit dhe të shkurtimit të rreth 6,000 vendeve të punës.

Njoftimi pason dy katastrofa ajrore të kësaj kompanie, vitin e kalaur.

“Kemi falimentuar teknikisht. Rënia e perfomancës ka nisur shumë kohë para ngjarjeve tragjike të 2014-ës”, ka thënë Christoph Mueller.

Në mars të vitit të kaluar, fluturimi i Malaysia Airlines MH370 është zhdukur me 239 njerëz në bord. Aeroplani nuk është gjetur ende transmeton Rel.

Katër muaj më vonë, fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë e dyshuar tokë-ajër derisa ka qenë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falimenton-teknikisht-malaysia-airlines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala