Falimentoi klubi italian që e kishte blerë shqiptari

Autori:Avdyl Pajaziti

Parma e ka deklaruar falimentimin pas një seance dhjetëminutëshe që u zhvillua ditën e enjte.

Klubi italian ka mbi 100 milionë euro borxh dhe dy herë ia janë hequr pikët gjatë këtij sezoni për shkak të mospagimit të stafit dhe lojtarëve.

Të mërkurën, presidenti i klubit, Giampietro Manenti, u arrestua me dyshimin për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa sot (e enjte) pas një seance gjyqësore, janë caktuar dy ushtrues detyre për gjetjen e një pronari të ri dhe menaxhimin e klubit së paku deri në fund të sezonit.

Falimentimi është një nga shumë lajmet e këqija që ka marrë Parma gjatë këtij viti, ndërkohë që mban pozitën e fundit në tabelën e Serie A.

Në edicionin e kaluar, skuadra e Roberto Donadonit zuri vendin e gjashtë në kampionat, mirëpo nuk pati të drejtë të merrte pjesë Europa League, pasi këtë ia ndaloi UEFA për shkak të mospagimit të tatimeve.

Asokohe, pronari Tommaso Ghirardi i nevrikosur refuzoi të investonte në klub dhe në nëntor ia shiti klubin Rezart Taçit për një milion euro.

Vetëm dy muaj më pas, biznesmeni shqiptar ia shiti aksionet e tij Manentit për të njëjtin çmim, ndërsa në vazhdim situata te Parma u përkeqësua akoma më shumë e që përfundoi me falimentim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falimentoi-klubi-italian-qe-e-kishte-blere-shqiptari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala