Falen mbi 6 milionë euro borxhe

Autori:Avdyl Pajaziti

Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria dhe Drenasi kanë përgatitur tashmë listat e përfituesve të personave fizikë dhe të atyre juridikë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

Sipas listave, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset, ndërkaq bazuar në të dhënat e drejtorive përkatëse komunale, janë mbi 6 milionë euro që do të falen, natyrisht, siç kanë thënë në drejtoritë përkatëse komunale “nëse gjithçka shkon sipas ligjit”.

Në mesin e përfituesve janë edhe kategoritë sociale. Komuna e Mitrovicës është e vetmja që ende nuk e ka nxjerrë listën e faljes së borxheve të bizneseve, për shkak, siç kanë thënë në Drejtorinë për Financa dhe Buxhet në komunën e Mitrovicës, “të shumë problemeve që po e përcjellin procesin e pastrimit të listave”.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Nysret Maxhera, i tha gazetës, se lista e faljes së borxheve për bizneset ende nuk është përgatitur, pasi që ka shumë probleme

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falen-mbi-6-milione-euro-borxhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala