Fakte

Autori:Zekirja Shabani

Deputeti i PDK’së, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Express e ka komentuar aksionin e partisë Vetëvendosje të Albin Kurtiti (po ashtu deputet) në biznesin e Kelmendit, rrjetin e marketeve ETC. Ai e quan këtë një sulm.

“Mua më dhimbsen ata të rinj që i ka indoktrinuar Albin Kurti. Nuk kam kurrgjë me ta, por më dhimbsen që i ka qit në rrugë për të sulmuar një kompani kosovare që është kompania me numrin më të madh të të punësuarve në këtë sektor”, tha Kelmendi për Express.

Ai thotë se aksionin e Vetëvendosjes s’mund ta konsideroj ndryshe pos si një sulm nga një parti politike.“Partive politike nuk u takon të bëjnë kësi veprimesh. Ato e kanë Parlamentin ku mund të iniciojnë ligje që prekin importin”, tha Kelmendi për Express.

Ai madje nuk e heq dyshimin se pas këtij aksioni qëndrojnë biznese të tjera- donatorë të Albin Kurtiti.

“Ky aksion në këtë kohë të blerjeve për fundvit edhe mund të jetë i nxitur nga ndonjë biznes tjetër që i jep donacione Vetëvendosjes”, thotë Kelmendi për Express.

Kelmendi thotë se tash për tash nuk e kanë bërë matjen e dëmit që i ka shkaktuar ky aksion i Vetëvendosjes biznesit ETC, por thotë se ai dëm pritet të jetë i madh jo vetëm për ETC’në por edhe për prodhuesit vendor.

“Prodhuesit vendor janë ata që janë dëmtuar. ETC’ja vazhdimisht po e rrit hapësirën e prezantimit të prodhuesve vendor në marketet e saja, prandaj me këtë aksion Albin Kurti i ka penguar këta prodhues kosovarë që të shesin produktet e tyre dhe blerësi të shkoi diku tjetër, ndoshta edhe te ata që e financojnë Vetëvendosjen”, tha për Express Kelmendi.

Ai tha që ende nuk e ka mbledhur bordin, por do ta shqyrtojnë edhe mundësinë që ta padisin Vetëvendosjen për këtë që ai e quan sulm e Vetëvendosje aksion, por që në fund u deshtë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës që të mos pengohej puna e të punësuarve në ETC nga militantët e Albin Kurtit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fakte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala