Fakte rreth malit Everest

Autori:Avdyl Pajaziti

Mali Everest, apo sië njihet në Nepal, Sagaramatha, ndërsanë Tibet njihet si Chomolungma, është mali më i lartë në botë. Gjendet në sektorin Mahalangur të Himalajeve.

Numri i njerëzve që kanë tentuar të ngjiten është rreth 4000, ndërsa vetëm 660 prej tyre ja kanë arritur qëllimit, dhe 142 prej tyre kanë vdekur gjatë ngjitjes. Kurse për herë të parë janë ngjitur Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay, në vitin 1953. Apa Sherpa dhe Phurba Tashi, janë persona që janë ngjitur 21 herë në malin Everest.

Lartësia e saj është 8847.734 metra.

Thuhet se është rreth 60 milion vite e vjetër.

Në të ka merimanga të malit.

Është mali më i ndotur në botë.

Për shkuarje deri në malin Everest, duhen 36,000 dollarë.

Shkaku kryesor për vdekje në Everest janë ortekët e borës.

Çdo vit, mali Everest rritet për disa milimetra, për shkaqe gjeografike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fakte-rreth-malit-everest/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala