Fakte që mund të mos i dini për Vladimir Putinin

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse mendoni se Presidenti rus, Vladimir Putin, është veçse një bandit i pamëshirshëm që ka pushtet politik dhe vepron sipas kapriçove të tij në skenën botërore, atëherë ai ju ka manipuluar të mendoni siç ai dëshiron.

“Pjesa i pamëshirshëm është e vërtetë, por ka edhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shtohen së vërtetës”, – tha Marin Katusa, autor i librit të ri Lufta më e Ftohtë: Si tregtia e energjisë rrëshqiti nga zotërimi i Amerikës.

“Putin nuk është një politikan i zakonshëm siç jemi mësuar me Perëndimin”, thotë Katusa, që ka studiuar prej kohësh politikën ruse dhe Putinin. “Ideja e ‘bëj një ndryshim, provo më të mirën, largohu nga posti, shkruaj një libër kujtimesh, paguhu për fjalime’ nuk i intereson Putinit. Ai beson se misioni i tij është ta çojë Rusinë drejt së shkuarës së lavdishme si një superfuqi globale”.

Kjo është arsyeja përse amerikanët që e shohin këtë lider të komplikuar me syrin e thjeshtësisë, gabojnë, thotë Katusa. “Putin është më pak se një katallan [siç e mendojmë ne], por shumë herë më i rrezikshëm sesa ç’mund të shprehen mediat dhe politikanët”.

Fakte që mund të mos i dini për Putinin

  1. 1. Putin, 62 vjeç, është i divorcuar nga gruaja e tij Ljudmilla Putin, 57 vjeçe, një gjuhëtare dhe ish-stjuardesë me të cilën ai u martua në korrik 1983. “Ne praktikisht nuk e pamë kurrë njëri-tjetrin. Secili jetën e vet”, tha Putin kur çifti lajmëroi ndarjen në 2014.
  2. 2. Putin ka dy vajza, Maria (e lindur në vitin 1985) dhe Katerina (e lindur në vitin 1986), të dyja pak të para në publik. Ato mendohet se kanë mësuar në shkolla të gjuhës gjermane dhe në Universitetin shtetëror të Shën Pjetërburgut. Maria ka studiuar biologji, ndërsa Katerina studime aziatike. Nuk është publikuar ndonjëherë një portret i familjes. Jeta personale e Putinit nuk ka pothuajse fare rëndësi në Rusi. “Rusët e zakonshëm besojnë në privatësinë e liderit të tyre”, tha Katusa.
  3. Shumë gazetarë në Rusinë e Putinit kanë vdekur në raste të tmerrshme dhe të stilit “me ekzekutim”. “Një shtyp i lirë duket se nuk do të thotë asgjë për Putinin. Hetoni? Raportoni? Vdisni”, shkruan Peter Preston për “The Guardian”.
  4. Putin lindi më 7 tetor 1952 në Shën Pjetërburg ose në Leningrad, siç njihej atëherë. “Vij nga një familje e zakonshme”, shkroi vetë Putin. “Jetoja si një njeri i zakonshëm”. Nëna e tij, Maria, ishte një punëtore fabrike dhe babai i tij, Vladimir, i plagosur në Luftën e Dytë Botërore, punonte në hekurudhë. Vëllai më i madh i Putinit vdiq në fëmijëri.
  5. Në vitet që pasuan pushtimin e Leningradit, që për pak sa nuk i vranë të ëmën, familja u detyrua të zhvendoset në një ndërtesë komunale me parazitë. Putin kalonte orë të tëra duke ndjekur minjtë. Katër të rritur dhe dy fëmijë jetuan në një gjendje të mjerueshme.
  6. 6. Në vitin 1930, babai i Putinit hyri në Marinën Sovjetike, pjesë e nëndetëseve, më pas ai luftoi në vijën e parë të frontit kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Putin vetë ka thënë: “babai im u caktua në batalionin e shkatërrimit që synonte të sabotonte gjermanët”.
  7. I gjendur në një situatë të vështirë në frontin e luftës, babai i Putinit vazhdoi t’u mbijetonte ngjarjeve të ngarkuara të Luftës një e nga një, derisa një granatë gjermane i dëmtoi këmbët dhe ai mbeti përjetë i gjymtuar.
  8. 8. Putin u ndikua shumë prej gjyshit, Spiridon Ivanoviç Putin, një kuzhinier i aftë që punonte për Leninin dhe më pas për Stalinin. “Gjyshi i Putinit jetoi më gjatë se tiranët që ai ushqeu aq mirë”, shkruan Katusa në Lufta më e ftohtë. Ai mendohet të ketë qenë i stërvitur nga NKVD (paraardhëse e KGB-së) dhe vdiq kur nipi ishte në moshën 13-vjeçare.
  9. 9. Putin u rrit si një ngatërrestar. Ai ishte i dhënë pas dhunës dhe si student doli përpara një ‘gjykate të lagjes’ për aktet e tij jo të mira.
  10. 10. Në moshën 12-vjeçare filloi boksin dhe kaloi te xhudo, karateja dhe sambo, një art sovjetik marcial. Sportet i dhanë Putinit një fokus dhe e ndihmuan të arrinte gjatësinë 170 centimetra.
  11. “Por edhe kjo nuk ishte mjaftueshëm për të ruajtur statusin tim për shumë gjatë”, ka thënë Putin. “Kuptova se duhej të mësoja gjithashtu mirë. Kur ai u interesua për jetën e spiunazhit, kuptoi se shkolla e drejtësisë ishte çelësi për të hyrë në KGB, ndaj mori një vendim për të ndryshuar jetën.
  12. 12. Putin hyri në Universitetin e Leningradit në 1970, duke fituar diplomën e tij të parë në drejtësi pas pesë vjetësh. Në moshën 22-vjeçare u rekrutua nga KGB dhe për 16 vitet e ardhshme punoi si një ‘specialist në burimet njerëzore’.
  13. 13. I rrjedhshëm në gjermanisht dhe në gjendje për të kaluar si nordik, Putin u vendos në Dresden në Republikën Demokratike Gjermane në 1985 dhe kaloi pesë vite në operacione të fshehta. Ai u ngrit disa herë në detyrë. “Ishte ekspert në leximin dhe manipulimin e njerëzve dhe i vetëpërmbajtur nga dhuna”, shkruan Katusa. “Këto ishin cilësi të domosdoshme për këdo që donte të ngjitej në majën e politikës ruse.
  14. 14. Kur Muri i Berlinit ra në 1989, ditët e fshehura të Putinit morën fund. Ai iu kthye universitetit dhe teza e tij e doktoraturës argumentonte se suksesi ekonomik i Rusisë, do të varej shumë nga shfrytëzimi i burimeve të energjisë. Ai më pas i hyri politikës dhe karriera i lulëzoi.
  15. 15. Në 1999, Boris Jelcin e përzgjodhi Putinin të ishte kryeministër ‘me perspektivë’. Putin vetë është shprehur: “Mendova se, nëse do të mund të bëja diçka për ta shpëtuar Rusinë nga rënia, kjo do të më bënte krenar”. Ai shërbeu dy mandate si president, u kthye në rolin e kryeministrit, por tani është në mandatin e tij të tretë si president, pavarësisht protestave në Moskë. Ai ka thënë se mund të kërkojë një mandat të katërt.
  16. 16. Putin pothuajse gjithnjë vepron ushtarakisht, pasi ka bërë mirë llogaritë. “Ai i peshon me kujdes kostot dhe rreziqet e veprimeve, duke marrë parasysh përfitimin që i vjen atdheut”, paralajmëron Katusa.
  17. 17. Putin pëlqen ‘Bitëllsat’. I preferuari i tij është Paul McCartney dhe kënga e parapëlqyer është “Yesterday”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fakte-qe-mund-te-mos-i-dini-per-vladimir-putinin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala