Fakte interesante për arrën

Autori:Avdyl Pajaziti

Është shumë e vështirë të flasësh për origjinën e arrës pasi  ende është shumë e debatuar në rrethet studjuesave. Gjetjet arkelogjike në jug të Francës, Zvicër dhe Itali tregojnë se evropianët i kanë shijuar frutat e arrës të paktën 8000 vjet më pare, të cilat përbëjnë një fakt, por dhe një enigmë.  Në periudhën antike nuk ka të dhëna se arra rritej ose kultivohej në këto vende. Deri tani si vend-origjinë e arrës(J. regia) mendohet të jetë zona që shtrihet si një rryp i gjerë nga Ballkani deri në faqet e maleve Himallaja, ku rritet në gjëndje natyrale. Pyjet të mëdha arrësh gjënden në Azinë Qëndrore, Kirgistan.

Shumë stjudjues vendas e te huaj( Çiçi, 1973; Demiri, 1981; Jalas &Suominen, 1976, etj.) dëshmojnë se arra në Ballkan është vendase dhe ishte e domestikuar dhe e kultivuar shume kohë më parë se kur ushtarët e Aleksandrit të Madh e sollën Arrën Persiane në Ballkan.

Rajonet e rëndësishme për kultivimin e arrëve në Evropë ndodhen sot në Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari. Në Azi, në Kinë dhe vendet e Azisë Qëndrore, në Amerikën e Veriut në Kaliforni dhe në Kili në Amerikën e Jugut. Kohët e fundit, kultivimi i saj është përhapur në Zelandën e Re dhe juglindje të Australisë.

Prodhimi botëror i arrëve sipas të dhënave te FAO-s  ka ardhur duke u rritur,

Dobitë e arrës

Arra është një dru frutor që përmirëson kushtet e mjedisit. Në zonat ku kultivohet krijon një mjedis të freskët e tepër jetësor. Rrënjet e saj ashtu siç frenojnë erozionin e tokave, shërbejnë edhe për të mbajtur lageshtinë në tokë, sidomos në zonat me veré të thatë. Të gjitha pjesët e arrës, si: trugu, frutat, rrënjët,  kanë vlera cilësore drusore, ushquese, mjekësore, etj.
Rrënjët e arrës janë nga më të mirat për prodhimin e mobiljeve. Rimesua dhe mobiljet më të shtrenjta prodhohen me drurin e rrënjëve të arrëve. Nga rrënjë perfitohen edhe një lëndë etro-vajore me erë të këndëshme që përdoret në parfumeri. Në mjekësinë popullore nga rrënjët prodhohet një  pluhur laksativ.

Druri i arrës, është një nga durët më cilësorë për prodhimin e rimesos për mobiljet. Përdoret në bërjen e dyshemeve cilësore me variacione ngjyrash e të forta. Gjen përdorim për pjesët e drunjta të armëve dhe vepra arti si skulptura, sepse ëshë i qëndrueshëm dhe rrezistent. Për përgatitjen e instrumentave muzikore, si piano, kitara , violina, etj., që jo vetëm prodhon një muzikalitet të veçantë e të mahnitëshëm, por instrumentat kanë dhe nje paraqitje të bukur. Në Luftën e Parë Botërore druri arrës përdorej për të bërë paisje për aeroplanët. Ikonostaset e kishave janë të gdhëndura nga dru arre..

 

Gjthet e arrës, nuk shërbejnë si ushqim për bagëtinë, hahen pak,  sepse përmbajnë toksina, por nuk janë çfaqur si helmuese për to. Studimet shkencore të kohëve të fundit kanë vërtetuar se gjethet e arrës përmbajnë 69 lloje vajra esenciale që janë gjetur te përshtateshme për tu përdorur për dhimbjen e dhëmbeve, reumatizmit dhe infeksjoneve fungale.( Paudel, Maharjan & all 2013; Deshpande, 2011). Arra  kanjë histori të gjatë për luftimin e kancerit në mjekësinë popullore. Disa nga ekstraktet bimore të përfituare nga arra kanë patur një veprim rezultativ antikancerogjen (Duke. J. A. and Ayensu. E. S. Medicinal Plants of China Reference Publications,  1985).

Lulet e arrës, i tërheqin mjaft bletët, mjalti prodhuar nga keto lule ka ngjyrë kafe të errët.

Fruti i arrës si ushqim, ka përmbajtje të larta kalorish dhe yndyrnash, prandaj ajo mund të konsiderohet si një ushqim super për njeriun,  është e pasur në vitamina, duke përfshirë B1, B2, B3, B5, B6 dhe acid folik. Ajo gjithashtu është e pasur në hekur, magnez, kalium, zink, etj.  Arra konsumohet si frut ose gjen përdorim në shume receta  të guzhinës për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme.

1.     Arrat janë të pasura me acide yndyrore si acid oleik, linoleik, etj. Studimet e kryera në SHBA, Spanjë, Izeael, etj. tregojne se ngrënia e 2-3 arrave në dite stabilizon kolesterolin ul tensionin e gjakut  dhe  parandalon sëmundjet e arteries koronare, zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të shkakëtojë atakun e zemrës.

2.     Arrët përmbajne shumë substanca kimike si melatonin, acid ellagic, vitaminë E, carotenoide dhe komponime të polifenolit(omega 3) të cilat kanë një veprim kundra kancerit, sidomos atij të prostatës dhe gjirit, si  dhe plakjes. Ato kanë sasi të larta anti-oxidantësh  dhe mbajnë sistemin imunitar në gadishmëri e të  shëndetshëm për të parandaluar fazat fillestare të sëmundjeve. Këto substanca ndihmojne gjithashtu në shëndetin e trurit, kujtesën, stresin, depresionin dhe për të pasur një gjumë të mirë.

3.     Arrat janë një burim  të pasura me vitaminën E, e cila është një antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për mbrojtjen e membranës qelizore të qelizave të mukusit dhe të lëkurës nga radikalet e dëmshëm të oksigjenit të lirë. Arrët përmbajnë vitamina B komplekse të grupeve të shëndetëshme si acid folik, riboflavin, thiamin, etj. Këto janë shumë të nevojshme për fetusin e një gruaje shtatëzanë.

Ne guzhinë përdoret për të bërë ëmbëlsirat tradicjonale si: bakllava, kadaif ose në petat e dërrasës për Krisht-Lindjet, gjithashtu dhe shumë embëlsira të tjera si keke, akullore, llokume, etj.

Veçoritë botanike dhe biologjike

Arra bën pjesë në gjininë Junglans L. e cila përmbledh 7-45 specie (varet kjo nga studimet taksonomike të autorëve), të cilat gjënden të shpërndara kudo në hemisferën Jugore e Veriore.  Një specie e përhapur është dhe J. nigra L. e cila është vendase në Kontinentin Amerikan. Sot në botë janë të përhapura edhe shumë arrë hibride të krijuara nga seleksionerët me veti të dëshiruara si për prodhim, për drurin për përpunim zdruktari, apo në përputhje me kushtet klimateriko-tokësorë të zonave ku mbillet. Kultura e arrës është një nga kulturat më jetë gjata. Në literaturën thuhet se arra jeton 300-400 vjet, ka autorë që e çojnë deri në 800 vjet.  Arra fillon të frutifikojë(shënojë) që në moshën 7-10 vjeçare, në frutifikim hyn në moshën 25-30 vjeçare dhe në prodhim të plotë në moshën 40-60 vjeçare. (G.Zeneli, Kola, 2007). Shkon në të gjitha tipet e tokave me përjashtim të atyre argjilore të rënda dhe tokave moçalore, ujrat nëntokësore duhet të jeni deri në 6m. Një pemë e rritur duron temperaturat deri në -25 Co. Temperaturat mbi 38 Co e dëmtojnë, gjithashtu dhe ngricat e vonëta.

Sistemi rrënjor i arrës është boshtor, por zhvillohet mirë edhe horizontalisht. Rritje të mirë ka deri në moshën 60-80 vjeçare. Ndënë kurorën e arrës nuk rriten bimë të tjera, veçanërisht perimet  e familjes solanore(domate, patate, etj.)

Trungun e ka të drejtë dhe të lëmuar me disa plasaritje për së gjati dhe diametri mund të arrijë mbi 2 m. Ndërsa kurora fillimisht është e çregullt dhe më pas mer formë të rregullt, diametri kurorës arrijn deri në 15 m. dhe lartësia 25-30m.

Gjethet vendosen të kembyera me 5-7 gjethe dhe lehtësisht të dhëmbezuara,  kanë një aromë karakteristike që vjen nga përmbajtja në to të juglandinës.

Lulet  e arrës janë një seksore(monoike), ka lule mashkullore dhe lule femërore. Lulet femërore janë të vendosura në majë të bisqeve dyvjeçare, ndërsa lulet mashkullore në gjethet anësore. Lulet çelin në Prill-Maj.

Fruti është i mbuluar me një shark jeshil, kur piqet mer nuancë kafe. Guajada(perikarpi) e cila  mbulon thelbinjtë përbëhet nga dy pjesë simetrike, kështu janë ndarë dhe thelbinjtë të cilat janë veshur me një këmishë shumë të hollë ngjyrë bezhë

Arra karaterizohet nga një prodhim i përvitshëm dhe vilet në shtator-tetor, një arrë në prodhim të plotë mund të prodhojë 30-150 kg. Sipas  studimeve arra jep mesatarisht 30-37 kg/rrënjë.

Veçoritë agroteknike

Arra ështe një kulturë dritë dashëse, mund të rritet dhe në vende të hijëzuara deri në 50%.  Kërkon toka me lagështi mesatare, por per një rritje të mirë do toka me ujë të lëvizëshën nëtokësor, pra rreth burimeve të ujit. Shkon mirë në pH neutral 6,1- 7,5. Mënyra e shumëzimit të arrës është me rëndësi për të pasur arrë cilësore. Në praktikën popullore vërehet se kur  mbjellim arrë me farë, bima e re nuk i ngjan prindit, ose bimës bazë nga është marë, sepse në bimët heterozigote me pjalmim të kryqëzuar, siç është arra, pasardhësit ndryshojnë, mund të jenë me veti më të mira, por zakonisht ndodh të jenë me veti jo të dëshiruara.  Arra shtohet me farë dhe në mënyrë vegjetative.
Shtimi me farë:  Fara shërben për të krijuar nënshartesat. Si  nënshartesa të përshateshme janë përcaktuar arat gunga, arra e zezë, arra japoneze, etj.  Farërat mbillen në vijën e fidanishtes duke kryer të gjitha shërbimet e nevojëshme. Në praverën e vitit të dytë bëhet shartimi me kalema ose sytha. Kalemat dhe sythat duhen marrë nga bimët e dëshiruara. Në vitin e tretë kur fidani ka aritur 1.8-2 m. bëhet formimi i kurorës. Fidani për mbjellje normalisht është i gatshëm në vitin e katërt.
Shumëzimi me copa,-vegjetativ: Shumëzimi me copa konsiston në nxjerjen e kërcejve-lastarëve  një vjeçarë nga arrët  e dëshiruara, trajohen me stimulantë për rrënjëzim e çeljen e filizave. Kur filizat kanë aritur deri në 7.5 cm. mund te mbillen në fushë te hapur, fidanishte, si të gjitha bimët e tjera.
Mbjellja: Mbjellja zakonisht bëhet me gropa në përmasat- 1X1x0,8 m. Mbjellja bëhet në muain dhjetor, janar, shkurt  në vendet e ngrohta  dhe në muain prill në vendet e ftohta. Gjat mbjelljes përdoren 15 kg. pleh organik,  deri në 1 kg. superfosfat.
Shërbimet agroteknike:

1. Punimi, në vitet e para bëhet 1 m.  rreth e qark fidanit. Në arrishtet praktikohet një punim i thellë në vjeshtë dhe dy punime ose prashitje gjat pranverës.
2. Plehërimet, arrëve deri  ne moshen 10 vjeçare bëhen me 20-25 kg. pleh organik, 1,5-2 kg. superfosfat, 0,5  plehëra azotike, nitrat, dhe po kaq sulfat potasi. Në arrët në prodhim përdoret 50-60 kg pleh organik dhe më shumë.
3. Krasitjet formuese,  bëhet në vitet e parë për formimin e kurorës, duhet të sigurojme udhëheqësin qëndror, hiqen filizat që mund të kenë dalë në vendet jo të dëshiruara. Arrët në prodhim pastrohet nga degët e thata. Duhet të bëhet kujdes, hapja e plagëve në arrë me veshtirësi kallusohet dhe përbën substrakt për sëmundjet dhe dëmtuesit. Gjat 10-vjeçarit të parë  bëhet lyerja me gëlqere, ose lidhet kashtë rreth trungut.
Dëmtuesit dhe sëmundjet:
Njollosja e gjetheve(Gnomonia juglandi),

Bakterjoza(Xanthomonas juglandis), Krymbi arrës.(Cydia Splendata Huber).

Arra preket dhe nga breshkezat të gjinive Pseudococcus sp, Coccus, Paleolecanium, etj(Dr. L. Hasani, “Koksidet” Tiranë, 1997). 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fakte-interesante-per-arren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala