Fakte

Autori:Avdyl Pajaziti

Arben Çitaku Sekretar i Përhershëm në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor është që nga  31.03.2009.

Ai në deklarimin e pasurisë  në agjencinë kundër korrupsionit ka treguar se ka një pasuri kogja të madhe. Çitaku në formularin e AKK’së shkruar se ka dy vetura në vlerë prej 12 mijë eurove. Njëra e blerë në vitin 2006 dhe tjetra në vitin 2013.

Derisa, mbi veta si prona ka treguar se ka një banesë prëj 86 metrave katrorë vlera e së cilës është 53 mijë euro.

Kurse, si prona të përbashkëta Çitaku ka deklaraur se ka tokë Bujqësore 3.00 Hektare Pasuri famijlare e trashëguar, vlera  10,000.00 euro. Truall 4.00 Ari Pasuri famijlare e trashëguar, velra 20,000.00  euro.  Shtëpi 200.00 m2 Pasuri famijlare, vlera 50,000.00 euro dhe Truall 4.50 Ari , vlera  12,500.00 euro.

Çitaku si sekretar në Ministrin e Mjediesit brenda një viti merr pagë prej 9 mijë e 600.00 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fakte-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala