FAK-u vjen në rend dite

Autori:Avdyl Pajaziti

Propozimet për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcën e Armatosur të saj, do t’i dorëzohen të hënën Kryesisë e Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se nuk kanë vërejte sa u përket amendamenteve të propozuara nga Qeveria dhe se menjëherë pas shqyrtimit të tyre në mbledhjen e ardhshme, do t’i procedojnë rekomandimet tutje për votim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komisioni do të shqyrtojë këto amendamente të hënën në mbledhjen e ardhshme dhe do t’i procedojë qysh atë ditë për në Kryesi të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

Rekomandimet e Komisionit të saj ndërkaq, sipas sekretarit të Parlamentit, Ismet Krasniqi, janë ato të cilat kryesia është duke i pritur, në mënyrë që të vendosë amendamentet në rend të ditës për votim.

“Jemi në pritje të rekomandimeve nga ana e Komisionit për legjislacion për procedim në seancë plenare”, bëri të ditur ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fak-u-vjen-ne-rend-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala