FAK-u në pako me Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

E vetmja mundësi për t’i themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) është që transformimi i FSK-së të kushtëzohet me Asociacionin e Komunave Serbe dhe në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, të miratohen në pako, si dy projektligje.

Në të kundërtën themelimi i FAK-ut do të jetë i vështirë, pasi partnerët e koalicionit (PDK e LDK) dështuan ta bindin Listën Serbe që ta mbështesë formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan ‘Zëri’.

Për më tepër këtë opsion Lista Serbe e ka fuqizuar edhe më shumë, pasi që ditë më parë e ka mbështetur formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk e ka mbështetur Ligjin për Mbrojtjen Financiare të të akuzuarve potencialë nga ajo Gjykatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fak-u-ne-pako-me-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala