FAK nuk do të shkel në veri

Autori:Zekirja Shabani

Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të ketë qasje në veri të vendit edhe  nëse themelohen.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka bërë të ditur se projektligji për themelimin e FAK-ut është gati dhe pritet vetëm sigurimi i 2/3 e votave të deputetëve dhe ndryshimeve kushtetuese.

Por, Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri të vendit pa pasur një marrëveshje me Aleancën Veriatlantike, NATO-n.

Ndërsa sa i përket kthimit të Listës Srpska në institucione, Mustafa bëri të ditur se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar biseda tri herë me përfaqësuesit serb, por, akoma nuk po e kupton vonesën e kthimit të tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fak-nuk-do-te-shkel-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala