FAK ndalon shkarkimin e Jablanovicit, kryeministri takohet me QUINT-in

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka vendosur ende si të veprojë me ministrin Jablanovic, shkarkimi i të cilit pas deklaratave fyese u kërkua me protesta anekënd vendit. “Kryeministri Mustafa aktualisht është në mbledhje me shefat e QUINT-it. Aty po diskutohet se çka do të vendoset”, thanë burime të Gazetës Fjala.

Ligji për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) është shkaktari kryesor që po stopon shkarkimin e Jablanovicit. Këtë e thanë në kushte anonimiteti burime brenda Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Mustafa nuk po mund të ngutet, pasi ligji për FAK është në agjendë të votohet brenda tremujorit të parë të këtij viti”, thanë këto burime. Për krijimin e FAK duhen dy të tretat e dyfishta, pra duhet të votojnë edhe dy të tretat e pakicave. Por, me shkarkimin eventual të Jablanovicit, serbët do të tërhiqeshin dhe ligji nuk do të mund të kalonte, pasi nuk mund të krijoheshin 2 të tretat nga pakicat.

Ndryshe, nëse shkarkimi i Jablanovicit nuk ndodhë sot, Lëvizja Vetvënedosje ka paralajmëruar vazhdimin e protestave të martën në ora 12:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fak-ndalon-shkarkimin-e-jablanovicit-kryeministri-takohet-me-quint-in/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala