Fajdexhinjët e Gjilanit

Në fshatin Cërnicë dhe Radivojc të komunës së gjilanit janë zbuluar lokale në të cilat është zhvilluar bixhoz ii paligjshëm dhe janë dhënë para me fajde.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se njësiti i Krimeve ekonomike dhe kundër korrupsionit në bashkëpunim me agjensionet te tjera për zbatim të ligjit ka zhvilluar një operacion për kontrollimin e lokaleve të lojërave të fatit.
“Janë kontrolluar tri lokale prona te tre të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar. Gjatë bastisjes janë konfiskuar shtëpiza kompjuterike aparate për lojëra të fatit dhe tiketa të cilat vërtetojnë veprimtarin e kundërligjshme te lokaleve. Njësiti i ATK-se dhe Dogana e Kosovës kanë shqiptuar gjoba mandatore”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar.