Fajdexhi e gjyqtarë, bashkë në krim

Autori:Avdyl Pajaziti

Familja Gërbeshi është një familje e njohur në Vushtrri. Asaj i ka rënë në gjurmë edhe misioni EULEX, i cili pretendon se kjo familje kryesonte me dhënien e fajdes, madje në bashkëpunim edhe me disa gjyqëtarë vendorë.
Familja Gërbeshi nga Ropica e Vushtrrisë është një familje e dhunshme me lidhje të rëndësishme kriminale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian”.

Ky është përshkrimi që prokurorja e misionit të BE-së për sundim të ligjit (EULEX), Neeta Amin, ia ka bërë familjes problematike nga Vushtrria, e cila për më se nëj dekadë aktivitet kryesor dyshohet se e ka fajdenë.

Pos fajdesë, pjesëtarët e familjes Gërbeshi janë të dyshuar edhe për detyrim, shmangie nga tatimi, tregti të ndaluar, kidnapim, lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje e madje edhe për vjedhjen e shërbimeve komunale, përkatësisht vjedhjen e rrymës për kompleksin e shtëpive të Bekteshëve.

Dhjetë pjesëtarë të kësaj familjeje janë arrestuar mëngjesin e 25 marsit të këtij viti, derisa Prokuroria është duke zhvilluar hetime ndaj pesëmbëdhjetë personave, në mesin e të cilëve 13 anëtarë të familjes Gërbeshi dhe dy persona të tjerë që punojnë për ta.

Misioni EULEX ka urdhëruar arrestimin e pjesëtarëve të kësaj familjeje, ngase për më shumë se dhjetë vjet, teksa kanë dhënë fajde, për t’i rikthyer paratë e tyre dhe kamatën, kanë përdorur mjete të ndryshme presioni. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fajdexhi-e-gjyqtare-bashke-ne-krim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala