Fajdet dërgojnë në burg zyrtarë të Universitetit të Prizrenit

Autori:Avdyl Pajaziti

Profesori B.A., i lindur më 1970, dhe personi E. S., i lindur më 1966 dhe B. A., sipas informatave zyrtare, janë në arrest, ndërsa urdhër ndalimi wshtw lëshuar edhe pwr profesorin tjetër B.Z.

Zyrtarët e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, për të cilët sot më herët u njoftua se janë hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë dy profesorë të këtij universiteti publik, me inicialet B.Z. dhe B.A., si dhe një person me inicialet E.S., njoftuan Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Prizrenit.

Profesori B.A., i lindur më 1970, dhe personi E. S., i lindur më 1966 dhe B. A., sipas informatave zyrtare, janë në arrest, ndërsa urdhër ndalimi wshtw lëshuar edhe pwr profesorin tjetër B.Z.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar sot një operacion policor në Prizren, bazuar në dyshime se po kryhej vepra penale ‘fajde’. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë realizuar masat e fshehta, ku është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit”, , thuhet në komunikatën e PK-së.

Në komunikatën nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, thuhet se janë lëshuar aktvendime për ndalim “kundër B.Z, dhe B.A., që të dy profes orë të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe kundër E.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së”.

“Prokuroria ka lëshuar aktvendimin për ndalim kundër B.Z., profesor në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” – Prizren, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 422 të KPRK-së.

Ky ndalim ka rezultuar pas zhvillimit të hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike në Prizren. Aktvendimin për ndalim kundër B.A., profesor i Universitetit publik “Ukshin Hoti”, në Prizren prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KPRK-së.

Ndërkaq aktvendimin për ndalim kundër E.S, prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së.

Për të gjitha këto raste Prokuroria Themelore Themelore në Prizren, do të ushtroj kërkesë për caktim të paraburgimit, me qëllim të kryerjes pa pengesa të procedurës penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Prizrenit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fajdet-dergojne-ne-burg-zyrtare-te-universitetit-te-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala