Fahri Xharra shan me nënë Halil Matosh-in (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në Facebook ndërmjet publicistëve Fahri Xharra dhe Halil Matoshi.

Gjithçka filloi me një ironizim të Matoshit kundrejt Xharrës i cili kishte postuar një link ku konstatohej pa ndonjë argument shkencor se disa fise në Azi si ‘Kalashët’, ‘Hundëzakët’, kanë prejardhje pellazge, raporton ORAinfo.

“Lundroni nëpër faqet elektronike të Hundëzakëve, Kalashëve dhe do ti gjeni simotrat tona!”, kishte shkruar në Facebook, Fahri Xharra.

“Te interesuarit, një simotër të Fahri Xharrës – Kalashin mund ta shohin ‘live’ në lokalin e natës Cobra në Prizren…”, ka ironizuar Matoshi me një koment në mesazhin e postuar të Xharrës.

Por kjo i kushtoi me një sharje banale në gjuhën serbe nga Xharra. Ky i fundit në profilin e tij ka komentuar me Matoshin ku ndër të tjera i thotë se “Ti nuk je njeri, ti je mushkë”.

Po ashtu e akuzon si “argat të UDB-së”, ndërkaq krejt në fund e përmbyll duke e sharë Matoshin në gjuhën serbe “Idi u 300 picke materine srbuljo jedna (Shko në 300 p… soji i serbit)!”.

Matoshi me qetësi replikon duke i thënë Xharrës se po skuqet nga fyerjet e tij dhe se këtë sharje do ta diskutoj me të bijat e tij gazetare, kryeredaktoren e gazetës ‘Zëri’, Arbanën dhe gazetaren e po të njëjtit medium Besianën.

Xharra njihet në publik si mjaft kontrovers me idetë e tij rreth prejardhjes së kombit shqiptar. Idetë e tij janë pa ndonjë bazë shkencore dhe kryesisht të bazuara në gojëdhëna ose supozime por që ai i shfaq si të vërteta absolute.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fahri-xharra-shan-me-nene-halil-matosh-in-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala