Facebooku së shpejti me video-profile

Facebook duket se së shpejti do të sjellë për të gjithë përdoruesit mundësinë e vendosjes së një video në vend të fotografisë në profil.
“Në profile po shohim se njerëzit po krijojnë dhe po shikojnë video më shumë se më përpara. Sot, po e nisim të testojmë hapin e radhës që do të jetë evolucion në profil: Video-profilin. Së shpejti mund të postoni një film të shkurtër, videoklip që hapet për këdo që viziton profilin tuaj.Video-profilet do të mundësojnë të tregoni pjesë nga vetja që s’i keni bërë në të kaluarën”, kanë shkruar menaxherët e rrjetit social, Aigerim Shorman dhe Tony Hsieh.
Ndër ndryshimet e tjera që priten nga Facebook janë edhe foto-profili i përkohshëm, dhe kjo është bërë, sipas Facebookut, se “foto-profilet tregojnë çfarë po ndodh në jetën tuaj tani dhe çfarë është e rëndësishme për ju”. /albeu.com