Facebooku njofton përdoruesit kur përgjohen nga qeveria

Autori:Avdyl Pajaziti

Llogaritë e Facebookut shpeshherë janë cak i hakerëve. Kohëve të fundit kjo është shtuar dukshëm, dhe për të ndalur këtë rrjeti më i madh social ka njoftuar se synon të njoftojë të gjithë përdoruesit, llogaritë e të cilëve janë sulmuar nga qeveria ose dikush tjetër i dyshuar në Facebook.

Në një postim në një blog, Facebooku ka thënë se privatësia e përdoruesve të rrjetit është gjëja më e rëndësishme.

“Teksa kemi ndërmarrë hapa për të siguruar llogaritë që besojmë se janë në rrezik, andaj kemi vendosur t’ju njoftojmë me informata shtesë kur kemi dyshime të forta që një sulm i sponsorizuar nga qeveria është duke ndodhur. Do e bëjmë këtë sepse sulmet e tilla janë më të avancuara dhe të rrezikshme në krahasim me tjerat, dhe inkurajojmë njerëzit e ndikuar që të marrin aksionet e nevojshme për të ruajtur gjithçka që kanë në llogaritë e tyre”, thuhet në postimin e Facebookut për sigurinë në këtë faqe, transmeton koha.net.

Facebooku po ashtu thotë se këto njoftime nuk do të thotë që uebfaqja si e plotë është në rrezik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebooku-njofton-perdoruesit-kur-pergjohen-nga-qeveria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala