Facebook zëvendëson butonin “pëlqej” me emoji

Facebook po punon për të sjellë një version të ri në përdorim që ka të bëjë me butonin “përlqej” tek i cili duket se do të shfaqen dhe veçori të tjera që kanë të bëjnë me emoji.
Sipas uebsajtit Engadget, përdoruesit mund të pëlqejnë një postim si gjithmonë, ose nëse e pëlqejnë më të vërtet, ata mund të zgjedhin simbolin e zemrës. Ka edhe ikona për të shprehur mërzitjen, habitjen, zemërimin etj, që do të thotë se do të ketë mënyra më të përshtatshme për të reaguar ndaj një postimi (përveçse të komentoni).
Mësohet se kjo veçori si fillim do të testohet në nga përdoruesit në Irlandë dhe Spanjë duke filluar nga dita e nesërme, dhe nëse do të rezultojë e suksesshme, do të përhapet tek të gjithë përdoruesit në të gjithë botën. /albeu.com/