Facebook shton thirrjet me video tek aplikacioni Messenger

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook shtoi  tek aplikacioni i saj i mesazheve, Messenger, veçorinë e thirrjeve me video, duke u dhënë mundësi përdoruesve që të komunikojnë duke e parë njëri-tjetrin. Veçoria falas, që funksionon nëpërmjet rrjetit Wi-Fi dhe LTE, rivalizon aplikacione të ngjashme me të, si Skype i Microsoft-it, Google Hangouts dhe FaceTime i Apple-it.

Përdoruesit duhet vetëm të shtypin ikonën e kamerës për të nisur një thirrje me video. Sapo të nisë biseda, përdoruesit mund të zgjedhin mes kamerës ballore ose të pasme, ose ta fikin atë. Veçoria e thirrjeve me video do të funksionojë edhe tek rrjetet celulare me frekuencë të ulët.

Kjo veçori do të ndihmojë në rritjen e numrit të përdoruesve: aplikacioni Facebook Messenger ka aktualisht 600 milionë përdorues në muaj. 10% e të gjitha thirrjeve telefonike të bazuara në internet bëhen nëpërmjet Messenger-it. Facebook nuk nxjerr ndonjë fitim nga këto telefonata, megjithatë e ndihmojnë kompaninë që të dominojë në mënyrat e komunikimit midis njerëzve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-shton-thirrjet-me-video-tek-aplikacioni-messenger/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala