Facebook shpjegon përse e ka përdorur opsionin e sigurisë për Parisin

Autori:Avdyl Pajaziti

Menjëherë pas sulmeve të së premtes në Paris, shumica e njerëzve në Paris kanë pranuar një njoftim nga Facebooku nga familjarët e tyre.

Rrjeti social kishte aktivizuar një mjet të ri relativ të quajtur “Kontrolli i Sigurisë” për sulmet duke u ndihmuar njerëzve në Paris që me shumë lehtësi t’i informojnë miqtë e tyre për gjendjen dhe sigurinë e tyre.

Derisa për disa persona ky mjet është cilësuar si i dobishëm, disa të tjerë kanë pyetur se pse ky mjet nuk është përdorur më herët në disa prej sulmeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë.

Të shtunën, Facebooku e ka parë të arsyeshme t’u përgjigjet këtyre akuzave në një postim në blog të shkruar nga zëvendës presidenti i kompanisë, Alex Shultz.

Në letër, Schultz thekson se kjo është hera e parë që kompania e ka aktivizuar Kontrollin e Sigurisë për diçka ndryshe nga fatkeqësitë natyrore, për të cilat në të vërtetë ky mjet ishte edhe i menduar.

“Gjithmonë ka një herë të parë për të provuar diçka të re, edhe në komplekse e kohë të ndjeshme, për neve ky moment ka qenë Parisi”.

Ashtu si në rastet e fatkeqësive natyrore ai thotë se gjatë sulmeve “Facebooku u bë vendi ku njerëzit kanë shpërndarë informacione dhe kanë kërkuar informacione për gjendjen e më të dashurve të tyre”.

“Pas diskutimit me punëtorët e Facebookut, kompania ka vendosur që është një ide e mirë për t’u aktivizuar Kontrolli i Sigurisë”, ka thënë Shultz.

Ai ka konfirmuar se Kontrolli i Sigurisë do të përdoret në çdo vend dhe në çdo kohë të mundshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-shpjegon-perse-e-ka-perdorur-opsionin-e-sigurise-per-parisin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala