Facebook sfidon seriozisht Youtube dhe Google me risinë FaceTube

Autori:Avdyl Pajaziti

A keni parë këto ditë që në rrjetin social Facebook dalin gjithnjë e më shumë video? Të cilat hapen edhe automatikisht nëse nuk keni ndryshuar opsionet manualisht.

Kjo është vetëm antipasta e asaj që po sjell Facebook, i cili është duke i dhënë dorën e fundit platformës së vet të hedhjes dhe shpërndarjes së videove në internet, me anë të së cilës synon të shndërrohet në rivalin më serioz të platformës Youtube të Google. Për momentin gjithçka është në fazën e testimit dhe platforma e videove shfaqet si në versionin ueb ashtu edhe në atë të aplikacioneve të rrjetit social. Synimi është që përdoruesit ta kenë më të lehtë “gjetjen, shikimin dhe shpërndarjen e videove të ngarkuara në serverët e Facebook. Sipas ekspertëve, projekti i Facebook është kërcënimi më serioz që Youtube dhe Google kanë parë ndonjëherë dhe mund t’i japë fund hegjemonisë disavjeçare të këtij rrjeti në botën e internetit, dhe pikërisht tani kur Youtube ka njoftuar se do të fillojë të aplikojë pagesa për një pjesë të videove që zgjedhim të shohim.

“Që tani Facebook ka 20 për qind të kohës së njerëzve që lundrojnë në internet dhe ka një masë të dhënash të jashtëzakonshme mbi përdoruesit e tij, që është mjaft interesante për kompanitë e marketingut”, thotë Ian Maude, i Enders Analysis. Facebook deklaron se në fazën e testimit vetëm një grup i vogël i përdoruesve të tij do të jenë në gjendje të shohin platformën video. Por me “grup të vogël” Facebook nënkupton disa milionë përdorues. E ndërkohë, Facebook ka hapur edhe faqen e videove në rrjetin e saj, FaceTubeCom. Por nëse këtë adresë e kërkon në ueb, nuk i përkon fare videove të këtij rrjeti social.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-sfidon-seriozisht-youtube-dhe-google-me-risine-facetube/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala