Facebook: Po hodhët video të kopjuara do iu mbyllen faqet

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook ka nisur të paralajmërojë të gjitha faqet në internet që të fshijnë videot e paautorizuara, përndryshe do iu mbyllë llogarinë. Kompania ka nisur të monitorojë të gjitha videot në uebsajtin e saj, për të ndaluar piraterinë e videove. Ajo ka krijuar një teknologji të posaçme që lajmëron krijuesit e videove nëse videot e tyre janë ripostuar pa lejen e tyre. Facebook është përpjekur të rrisë biznesin e saj të videove, dhe në muajin qershor njoftoi se do të ndajë të ardhurat me krijuesit e videove. Në muajin qershor, agjencia e reklamimit “Ogilvy” zbuloi se 73% e videove më popullore në Facebook janë të vjedhura nga uebsajtet e tjera. Në një njoftim për shtyp, Facebook deklaroi: “Mjeti ynë krahasues do të vlerësojë miliona video të ngarkuara, dhe, nëse vërehen lidhje mes tyre, atëherë publikuesit do të lajmërohen që t’i heqin ato. Ndryshe nga sistemi i identifikimit të videove në YouTube, i cili bllokon automatikisht videot e vjedhura, sistemi i Facebook do të lajmërojë fillimisht faqet që të heqin videot e paautorizuara, përndryshe do t’iu mbyllë llogarinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-po-hodhet-video-te-kopjuara-do-iu-mbyllen-faqet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala