‘Facebook Messenger’ tani edhe me lojëra

Autori:Avdyl Pajaziti

Dijmë se Facebook Messenger ka më shumë se 600 milion anëtarë dhe Facebook dëshiron t’i mbajë këta njerëz me aplikacione risi, si lojërat.
Facebook ka lëshuar raundin e parë të aplikacioneve për Messenger në Mars të këtij viti, por lojërat nuk ishin të përfshira në këtë platformë. Shumica e aplikacioneve ishin për ndarjen e dhuratave, fotografive dhe videove me miqtë, dhe kështu ka lansuar lojën “Doodle Draw”, që bënë atë lojën e parë për Facebook Messenger.
Në muajin Maj, Facebook ishte në bisedime me krijues të ndryshëm të lojërave për platformën e Messenger, prandaj supozuan që Doodle Draw të jetë loja e parë ndër lojërat e shumta për Messenger.
Aplikacioni është pak a shumë kopje e Draw Something që, nëse e mbani mend, ishte një lojë që
mori botën për përafërsisht 5 minuta në vitin 2012, e cila poashtu është kopje e një loje shumë të panjohur që quhej Pictionary. Nëse nuk e mbani mend asnjërën prej tyre, njëri person vizaton diçka dhe tjetri duhet që të supozojë se çka është: një lojë perfekte për platformën e Messenger nëse do të  ishte ndonjë e tillë.
Aplikacionet dhe lojërat në Messenger janë të dizajnuara që të mbajnë anëtarët të lidhur me aplikacionin e ‘Messenger’ për një kohë më të gjatë. Më shumë angazhim me aplikacionin teorikisht nënkupton më shumë anëtarë të lidhur me aplikacionin e Facebook, e cila sjell më shumë të ardhura.

TechCrunch Senior shkrimtari Josh Constine është i shqetësuar që lojërat mund ta kthejnë Messenger-in në një vend i “spameve”, sikur Farmville (dhe disa lojëra nga Zynga) që bënë një rrëmujë në desktopin e Facebook. Nëse e mbani mend atë periudhë të zezë, ju padyshim do ta ndani këtë shqetësim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-messenger-tani-edhe-me-lojera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala