Facebook me asistent personal, quhet “M”

Autori:Gazeta Fjala

Apple ka Siri, Google ka Google Now, Microsoft Cortana, ndërsa tani edhe Facebook ka M.

David Marcus, i cili drejton Facebook Messenger, ka publikuar lajmin në një status, duke shpjeguar se si ai funksionon, dhe me disa fotografi nga ky aplikacion, transmeton Gazeta Fjala.

Ai ka shkruar se “M” bazohet në inteligjencë artificiale, e cila do të mbikëqyret nga njerëzit. Marros gjithashtu ka treguar se edhe karakteristikat e tjera të saj, të cilat tashmë edhe janë në konkretët e saj.

Karakteristik e “M” është se ai mund të gjejë dhe të blejë produkte për ju, apo të shikojë informacione.
Ky shërbim mund edhe të caktojë rezervime në restorante, aranzhime të udhëtimeve.

Facebook tani është duke testuar këtë shërbim, dhe ende nuk ka dalë për shfrytëzuesit, por ai shumë shpejt do të shfaqet në disa smartfonë “fatlumë”, e më vonë pritet te dalë për të gjithë.

M1 M2 M3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-me-asistent-personal-quhet-m/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala