Facebook lëshon avionin solar që shpërndan internet (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas dy vitesh projektim, Facebook më në fund ka lëshuar në ajër avionin e parë solar të quajtur ‘Aquila’ – i projektuar për t’i sjellë botës internet në ato pjesë ku nuk ka qasje.

Lajmin e bëri të ditur vetë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Duke treguar për lançimin, Mark shkroi: “Pas dy vitesh inxhinieri, jam krenar të njoftoj fluturimin e parë të suksesshëm të Aquila-s, avionin solar që e projektuam për të lëshuar internet në pjesët e largëta të botës”.

Kjo është videoja nga fluturimi i parë i këtij avioni:/a.m.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-leshon-avionin-solar-qe-shperndan-internet-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala