Facebook krijon portal vetëm për gazetarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shumë gazetarë, Twitter është burimi kryesor i informacioneve, pasi në këtë rrjet social shfaqen lajmet më kryesore apo evente të ndryshme në kohë reale. Facebook do që ta sfidojë Twitter-in edhe nga kjo anë, prandaj ka vendosur të krijojë një portal të ri vetëm për gazetarët, ku do shfaqen informacione të ndryshme nga rrjeti social Facebook dhe nga Instagram-i.

2

Portali i ri i krijuar nga Facebook është quajtur “Signal”. Kompania e përshkruan “Signal” si mjetin e duhur për gazetarët për të mbledhur informacione të ndryshme, lajme të rëndësishme nga aktualiteti, kultura, ngjarje, sporti etj, dhe këto informacione mund t’i marrin si nga uebsajti i rrjetit social ashtu edhe nga Instagram-i.

3

Ky mjet i ri shfaq përmbajtje të ndryshme që lidhen me temat aktuale të ditës. Ju mund të shihni gjithashtu cila figurë publike është përmendur më shumë në Facebook kohët e fundit.

“Signal” ju lejon të kërkoni në Instagram për postimet që lidhen me një hashtag të caktuar ose me llogari të personave të famshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-krijon-portal-vetem-per-gazetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala