Facebook ju identifikon edhe nga prapa

Deri më tani opsioni për ta identifikuar fytyrën tuaj automatikisht në facebook, është funksional. Mirëpo, kompania multi miliardëshe ka shtuar një mënyrë të re të identifikimit të njerëzve.
Ekspertët e Facebook, tani do të përdorin metodën “Piper”, shkurtesë për “Pose Invariant PErson Recognition”.
“Piper” do të jetë i aftë të identifikojë individët në disa pozicione, përfshirë nëse ata janë me kokë poshtë, me shpinë apo në një pozicion anësor.
Kërkuesit testuan këtë program duke përdorur 60.000 foto të marra nga Flickr. Sfida e vërtetë ishte të njihte personat në mesin e turmave, në pozicione dhe veshje të ndryshme. Në këtë pikë, ky program ishte 83% i saktë. Për krahasim, teknologjia “DeepFace” ka qenë e saktë vetëm 53%.
Facebook nuk ka njoftuar nëse aldoritma “Piper” do të përfshihet menjëherë, por mendohet se do të lëshohet për “Moments”, një aplikacion që lejon përdoruesit e Facebook të këmbejnë foto mes tyre, duke i shikuar vetëm ata.