Facebook edhe me gazetë online

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook është shumë afër krijimit të një gazete online, pasi ka vendosur të mbyllë marrëveshjet me New York Times dhe media të tjera, në mënyrë që të ketë hapësirat e tij të shpërndarjes së materialeve gazetareske.

Në faqen e tij, çdo përdorues mund të gjejë tani jo vetëm linqe që i çojnë në faqet e tyre të preferuara të informacionit, por drejtpërdrejt në lajmin e plotë. Kompania e Mark Zuckerberg do tu garantojë gazetave një pjesë të të ardhurave nga produktet e reklamave.

Sistemi, i cili pritet të formalizohet shumë shpejt pas një marrëveshjeje, pritet të dalë në përdorim muajt e ardhshëm. Përveç të përditshmes njujorkeze, mes gazetave të para që do të marrin pjesë në këtë projekt, priten të jenë edhe National Geographic e BuzzFeed, të cialt kanë lidhur kontrata të reja me rrjetin social.

Deri tani, në Europë është bërë pjesë e këtij projekti gazeta Thë Guardian, e cila, gjithmonë sipas raportimeve të Facebook, u ka sugjeruar drejtuesve të këtij projekti të vijojë të ketë kontroll në përmbajtjen e produkteve të publikuara dhe publicitetit. New York Times nënvizon se për të gazetat e mëdha, ky është një hap gjigant i besimit që i ofrohet Facebook, për të mbajtur dhe rritur audiencën e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-edhe-me-gazete-online/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala