Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram nuk janë në funksion.
Facebook-u fillimisht ka shkaktuar probleme në bisedat e njerëzve ndërsa më pas ka dalë nga funksioni duke mos lejuar hapjen e faqes.
Po ashtu, edhe rrjeti social Instagram nuk lejon hapjen e faqes.
Ndërkaq, aplikacionet e Insta-s dhe `FB-së` në telefonat smart edhe pse janë të hapura, nuk lejojnë të kryesh asnjë veprim.
Problemet e Facebook-ut patën filluar që nga nata e djeshme.