Facebook bën gati butonin “s’e pëlqej”

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrjeti social Facebook është duke u bërë gati për të shtuar butonin “s’e pëlqej”, ka thënë themeluesi i tij, Mark Zuckerberg.

Në një sesion pyetje-përgjigje në Kaliforni, ai ka thënë se butoni do të jetë një mënyrë për njerëzit për të shprehur keqardhjen.

Zuckerberg ka shtuar se ai nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.

Në vend të kësaj, ai duhet të përdoret për “postime të trishtuara”, ka thënë Zuckerberg.

Ai ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/facebook-ben-gati-butonin-se-pelqej/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala