Fabrikën e Silcaporit e merr zjarri

Policia e Kosovës raporton se fabrika Silcapor në Kaçanik është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Ndonëse nuk raportohet për të lënduar, policia thotë se sipas pronarit të fabrikës vlera e dëmit të shkaktuar është shumë e madhe.
Në raportin e policisë thuhet se njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.