Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia

Autori:Avdyl Pajaziti

Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia. E ndjekim shumë me kujdes atë që ndodh në Maqedoni dhe dijmë se mënyra më e sigurte që të tejkalohen ato probleme me të cilat tani luftojnë, është në familjen e përbashkët evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian, Kristalina Georgieva.

Georgieva, në deklaratë për gazetën bullgare Standart, potencon se ajo që nuk planifikohet pranim të anëtareve të reja në BE në pesë vitet e ardhshme, nuk do të thotë se BE-ja nuk i përgatit vendet për anëtarësim.

“Përkundrazi. Edhe krahas asaj që buxheti i Evropës tani është shumë më i vogël se sa që ishte në shtatë vitet paraprake, paratë të cilat i ndajmë për vendet-kandidate janë rritur dhe kujdes të veçantë i përkushtojmë institucioneve, pa të cilat ato nuk do të përfshihen në familjen evropiane”, deklaroi Georgieva.

Ajo bind se BE-ja e ndjek shumë me vëmendje gjendjen në Maqedoni.

“Kuptohet se jemi të brengosur, ne e dimë se në rajonin tuaj të Ballkanit kur të derdhet gjak ajo është rrezik. Bëjmë thirrje në mendje të shëndoshë. E pamë se si ishin ndërmarë masa duke i përfshirë edhe dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë .
Komisari Han, i cili është përgjegjës për fqinjët tanë është në kontakt të përditshëm edhe me Qeverinë edhe me opozitën. Ne nxisim të ulen në tryezë dhe të negociohet. Vetë Maqedonia duhet të vlerësojë se cila është rruga më e mirë për zgjidhje të këtyre problemeve të brendshme. Askush nuk ka interes që ato të mos zgjidhen”, thotë Kristalina Georgieva

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/evropa-nuk-ka-hequr-dore-nga-maqedonia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala