Evropa në prag të krizës, Gjermania përballet me shkatërrim ekonomik

Autori:Gazeta Fjala

Fuqitë ekonomike evropiane mund të përballen me një krizë të madhe ekonomike, e cila mund të ketë ndikime shkatërruese për Britaninë si dhe mund të shkaktoi një stuhi të problemeve ekonomike në Gjermani.

Prodhimi industrial i Gjermanisë ka rënë në zero për qind dhe besimi i konsumatorëve ka rënë- dhe kjo është vetëm një pjesë e ‘katalogut’ të fatkeqësive për Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Rënia e prosperitetit të Gjermanisë mund të tërheq në humnerë eurozonën- një skenar i cili ka ë ngjarë të bëhet realitet, pasi shenjat për probleme ekonomike vetëm sa po rriten, shkruan express.co.uk, transmeton lajmi.net.
Shteti me ekonominë më të madhe në Evropë, ka pjesën më të madhe të buxhetit brenda bllokut.
Paratë e Gjermanisë kanë ndihmuar që eurozona të kalojë vështirësitë, pavarësisht krizave ekonomike që kanë përjetuar Italia, Spanja dhe Greqia.
Nëse ekonomia gjermane shembet, atëherë do të fillonte efekti domino dhe kështu do merrte me vete drejt shkatërrimit edhe ekonomitë e tjera evropiane, transmeton lajmi.net.
Kjo, do të kishte efekt shokues për Britaninë e Madhe, teksa ky shtet është partneri tregtues më i madh i Evropës.
Tronditja më e madhe më te cilën përballet Gjermania është ngadalësimi i ekonomisë globale, e cila po paralajmëron fatkeqësinë e rritjes së eksportit.
Kina është njëra prej tregjeve më të mëdha të Gjermanisë por ajo për vetë është duke u përballur me probleme ekonomike.
Franca është njëri prej partnerëve më të afërt tregtues të Gjermanisë dhe ekonomia franceze është duke u përballur me probleme, duke dëmtuar eksportet gjermane.
angela merkel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/evropa-ne-prag-te-krizes-gjermania-perballet-me-shkaterrim-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala