Eurogrupi s’ka zgjidhje për Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës përfundoi pa arritjen e konsensusit mbi çështjen e borxhit grek.

Ky ishte takimi i katërt që u mbajt këtë javë, duke u përpjekur për të arritur një kompromis për zgjidhjen e krizës së borxhit grek.

Megjithatë, Eurogrupit iu desh të konsideronte 2 dokumente: atë të propozuar nga qeveria greke dhe tjetri nga kreditorët e saj ndërkombëtare.

Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis tha se versioni i qeverisë greke përfshin kompromise në përputhje me kërkesa institucionale.

Nga ana tjetër, kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem paralajmëroi se negociatat do të jenë të vështira.

Presidenti francez Francois Hollande tha se marrëveshja është ende “e mundshme” dhe “e nevojshme,” ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi Greqinë për “hapa mbrapa” në disa çështje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eurogrupi-ska-zgjidhje-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala