Euro po barazohet me dollarin

Autori:Zekirja Shabani

Ditët e fundit kanë shënuar një moment historik në historinë e monedhës së vetme të Europës. Më 14 janar, vlera e euros ra në 1.17 dollarë, norma në të cilën ajo u prezantua më 1 janar të vitit 1999. Në atë kohë, monedha e re u dobësua shpejt, duke arritur barazi me dollarin në fillim të vitit 2000 dhe duke rënë në 0.83 dollarë në tetor të të njëjtit vit. Rënia në vlerën e euros nuk ishte në dobi të askujt: Banka Qendrore Europiane (BQE) u shqetësua për inflacionin si pasojë e rritjes së çmimeve të importit; vende të tjera u irrituan ndaj zbehjes së konkurrencës.

Pra, bankat qendrore më të mëdha të botës ndërmorën një program të bashkërenduar ndërhyrës për të frenuar rënien e euros.

Këtë herë, rënia e euros ka qenë më graduale, por ka të ngjarë të vazhdojë më gjatë. Barazia me dollarin është bindëse këtë vit. Si politika, ashtu edhe ekonomia, po e dëmtojnë monedhën.

Kërcënimi i menjëhershëm vjen nga ana e politikës dhe pasiguria SE Çfarë do të ndodhë me Greqinë, tashmë që partia radikale e majtë Syziza ka fituar zgjedhjet. Dëmi i ‘Grexit’ (daljes greke nga Eurozona), edhe pse më i ‘vakët’ se në 2012, do të jetë ende i madh. Për momentin, një ngjarje e tillë duket e pamundur. Syriza këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në bllok (sikundër dëshirojnë edhe shumica e grekëve).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/euro-po-barazohet-me-dollarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala