Euro-parlamentarët francezë: Të mos lejohet Serbia në BE pa hequr dorë nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

euro

Ata e arsyetojnë këtë me mosgatishmërinë e Serbisë për të përparuar në negociatat me Kosovën dhe raportet e këtij shteti me Rusinë.

Duke iu referuar burimeve në Bruksel, gazeta serbe “Danas”, e cila ka pasur qasje në dokument, shkruan se bëhet fjalë për një grup parlamentar të Parlamentit Evropian, të porsaformuar.

Nënshkruesit e këtij dokumenti, janë pesë euro-deputetë francez, transmeton lajmi.net.

Në projekt-rezolutë shkruan se problem paraqet fakti se Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel dhe gjithashtu edhe raportet e saj diplomatike me Rusinë.

Tutje projekt-rezoluta thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE është me rrezik për marrëdhëniet midis vendeve të ish Jugosllavisë në raport me Rusinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/euro-parlamentaret-franceze-te-mos-lejohet-serbia-ne-be-pa-hequr-dore-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala