Euro bie ndaj dollarit në nivelin më të ulët në 11 vjet

Monedha e përbashkët evropiane, Euro ka rënë ndaj Dollarit amerikan në pikën më të ulët gjatë 11 vjetëve të fundit. Një euro këmbehet me 1.11 dollarë që është pika më e ulëtr që nga shtatori i vitit 2003.
Për rënien e fundit fajtor është lënë programi i Bankës Qendrore Evropiane për blerjen e bonove. Por, sipas analistëve rënia mund të vazhdojë tutje kur kihen parasysh zgjedhjet në Greqi që do të mbahen të dielën. Sipas analistëve euro tashmë gjendet në zonat e jostabilitetit dhe pasigurive.