EUobserver: Edhe një hap drejt njohjes së Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Portali i mirënjohur evropian “EUobserver” raporton për marrëveshjet ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritura mbrëmë, në Bruksel.

EUobserver, siç e transmeton qik-u, pohon se Serbia ka bërë edhe një hap drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës tani që është pajtuar që Kosova të ketë kodin e saj shtetëror telefonik.

Më tej thuhet se marrëveshja e ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, për Asociacionin e komunave me popullsi shumicë serbe është krejtësisht në përputhje me ligjet e Kosovës.

Portali i njohur evropian citon Mogherinin, e cila pas arritjes së marrëveshjeve, ka pohuar se “rezultati i sotëm përbën arritje historike në procesin e normalizimit dhe që të dy vendet do të avancojnë në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/euobserver-edhe-nje-hap-drejt-njohjes-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala