EULEX’i nuk u beson mjekëve të QKUK’së për diagnozën e Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Misioni ndërkombëtar i EULEX-it nuk i ka besuar diagnozës së mjekëve të QKUK-së për shëndetin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, shkruan sot Koha Ditore.

Ai para disa javësh ka angazhuar një mjek, i cili ka ardhur nga Polonia për të parë se në çfarë gjendjeje shëndetësore është Lushtaku.

Përveç Lushtakut, ai e ka kontrolluar edhe ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar nga EULEX-i për krime lufte. Të dy, sipas mjekëve të Klinikes së Kardiologjisë, vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Por për EULEX-in kjo çështje është e diskutueshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulexi-nuk-u-beson-mjekeve-te-qkukse-per-diagnozen-e-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala