EULEX shtyn edhe seancat e javës së ardhshme

EULEX ka anuluar edhe seancat e caktuara për javën e ardhshme, ani pse mandati i këtij misioni është vazhduar javën e kaluar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Mos funksionimi i EULEX po ndodh pasi ligjet e votuara në Kuvend për vazhdim të mandatit ende nuk janë publikuar në Gazetën Zyrtare.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati mbrojtës i angazhuar në disa raste të hapura nga EULEX, Arianit Koci.
“Në këtë moment e morra një thirrje nga zyrtaret e EULEX’it, dhe më informuan që seanca gjyqësore të caktuara për javën e ardhshme janë anuluar.”, tha Koci.
“Kjo zvarritje e procedurave penale është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për shkak se po shkelet e drejta e të pandehurve në gjykim të drejte dhe në kohë të arsyeshme”, vazhdoi tutje avokati.
“EULEX për kohen sa është pa mandat, nuk është i autorizuar të merr asnjë vendim. Kjo zvarritje do ta çrregulloj dinamiken e gjykimeve”.