EULEX pa koment rreth raportit të publikuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimi Evropian nuk e ka mohuar vërtetësinë e raportit të publikuar në KTV, i cili flet për ndikimin e politikanëve vendës te misioni i EULEX-it.

Zëdhënësja për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë në BE, Maja Kociancic, ka thënë për KTV-në se nuk komenton dokumentet të cilave nuk ua di origjinën. Ajo megjithatë ka shtuar se dokumenti nuk është i Bashkimit Evropian, EEAS, e as i Misionit të EULEX-it, raporton KTV.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga misioni i EULEX-it, mirëpo, ky mision ka thënë se nuk ka çfarë t’i shtojë përgjigjes së Brukselit.

I shumëpërfoluri në këtë raport, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së. Ministri Kuçi nuk ka kthyer përgjigje as në porosinë elektronike të lënë në telefon.

Ndërkohë, kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se nuk e beson vërtetësinë e këtij raporti, duke thënë se fillimisht duhet të dihet autenticiteti i tij.

Raporti i ka shqetësuar partitë opozitare, të cilat kanë thënë se me këtë publikim janë vërtetuar ndikimet e politikanëve në vetë misionin e EULEX-it, transmeton Koha.net.

Në raportin e publikuar në emisionin ‘Puls’ të KTV-së përshkruhen lidhjet e forta dhe marrëveshjet e arritura mes politikanëve nga vendi dhe zyrtarëve të EULEX-i

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulex-pa-koment-rreth-raportit-te-publikuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala