EULEX: Nuk jemi kompetent për heqjen e imunitetit të Maria Bamieh

Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka reaguar në lidhje me heqjen e imunitetit të ish prokurores së këtij misioni, Maria Bamieh.
Misioni i EULEX-it lidhur me kërkesën e autoriteteve vendore për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit 11 nëntor 2016 Misioni i EULEX-it rithekson se ka pranuar një kërkesë nga autoritetet kosovare për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit, njofton ky mision përmes një komunikate.
EULEX thotë se kërkesa është trajtuar në pajtim me procedurat standarde ekzistuese, ndërkaq kërkesa për heqjen e imunitetit mund të bëhet vetëm nga autoritetet vendore me kërkesë të prokurorit që merret me hetimet e rastit.
“Vendimi se a duhet hequr imuniteti i një pjesëtari të stafit përfundimisht merret nga Përfaqësuesi i Lartë në Bruksel dhe prandaj është jashtë kontrollit të Misionit dhe/apo ndonjërit prej pjesëtarëve të stafit të tij. Nuk është nisur asnjë hetim penal as nga Jaroslava Novotna e as nga Claudio Pala. Autoriteti relevant për ndjekje në këtë rast është Prokurori i Shtetit i Kosovës. Të gjitha pyetjet lidhur me media në të ardhmen duhet adresuar atje pasi që rasti është filluar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit e jo nga EULEX-i”, thuhet në fund të reagimit të EULEX-it.