EULEX, mision gati i dështuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Një studim i mirëfilltë dhe i gjatë është bërë nga dy studiues spanjollë për Misionin e Bashkimit Europian në Kosovës, EULEX. Sipas këtij studimi EULEX-i ka dështuar në objektivat kryesore dhe e ka humbur luftën për të qëndruar lagë ndikimit të politikës vendore. Në studim thuhet, po ashtu se e ardhmja e këtij misioni tashmë është e pasigurt.

Dy analistë spanjollë të politikave të Bashkimit Europian, Salvador Llaudes dhe Francisco Sanchez, kanë publikuar një studim që ka të bëjë me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, transmeton Klan Kosova.

Ata kanë ndjekur një vijë kronologjike të ngjarjeve që nga konflikti i vitit 1999 e deri te shpallja e pavarësisë, për të shpjeguar se si ka ardhur deri te ideja e vendosjes së një misioni që do ta mbikëqyrte sferën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në Kosovën e pavarur.

“Në vitin 2014, është vënë në pikëpyetje pastërtia e këtij misioni, pasi që disa nga gjyqtarët po akuzoheshin brenda për brenda EULEX-it për korrupsion”.

“Kjo sulmonte direkt objektivave primare të këtij misioni”.

“Gjithçka rrodhi pasi prokurorja speciale, Mariah Bamieh, kishte ngritur akuza për prokurorin italian Florence Florit, i cili akuzohej nga Bamieh se kishte marrë 300,000 euro shpërblim që t’i lironte nga akuzat tre të paditur për vrasje”, thuhet në analizën e realizuar nga spanjollët.

“Pritet që misioni EULEX të përfundojë në vitin 2016, çka do të thotë se ndërprerja e punës së tij, nënkupton se qëllimet nuk janë arritur dhe se ky mision është larg suksesit.

“Efektiviteti i EULEX-it po vihet në pikëpyetje, tani ndoshta më shumë se kurrë. Ndonëse është e vërtetë se disa nga objektivat janë arritur, ndikimi i politikës në drejtësi dhe korrupsioni, ende janë mbi të gjitha arritjet e EULEX-it”.

“Deri më tani lufta kundër ndikimit të politikës në institucione është e humbur. Në këtë mënyrë, e ardhmja e EULEX-it është e pasigurt”.

“Qysh kur avokatit Jaean Paul Jacque iu kërkua nga Federica Mogherini, që të bëjë hetime rreth korrupsionit brenda vetë institucionit, është konfirmuar se dyshimet e hedhura mbi prokurorët europianë janë serioze dhe se EULEX nuk është zgjidhja e vetme e problemeve në Kosovë”, shkruhet në këtë analizë.

KlanKosova ka përgatitur këtë pjesë të studimit, derisa i plotë në gjuhën angleze mund të lexohet këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulex-mision-gati-i-deshtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala