EULEX-i nis hetimet kundër Maria Bamieh

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, kanë iniciuar një hetim penal kundër denoncueses së korrupsionit në EULEX, prokurores Maria Bamieh.

Burime nga EULEX-i kanë treguar se Novotna dhe Claudio kanë iniciuar hetimin javën e kaluar, duke bindur një prokuror vendës që të bëjë kërkesë zyrtare për t’ia hequr imunitetin asaj. Kërkesa pritet të shkojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kërkesën duhet ta bëjë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Heqja e imunitetit mund t’i hapë rrugë një hetimi, një vit pasi prokurorja Bamieh u bë e njohur në publik pas raportimeve të “Kohës Ditore” për korrupsion në EULEX, shkruan sot Koha Ditore.

EULEX-i ka konfirmuar kërkesën për heqje të imunitetit për një ish-pjesëtar të vet, ndërsa vendësit kanë heshtur për këtë çështje.
Dragana Nikoliq-Solomon, zëdhënëse në EULEX, nuk ka treguar se çfarë hetimi është duke u zhvilluar kundër prokurores Bamieh e as arsyen e kërkesës për heqje të imunitetit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulex-i-nis-hetimet-kunder-maria-bamieh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala