EULEX dërgon ndihma për refugjatet në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një konvoj prej pesë kamionëve të EULEX-it, rimorkio dhe një vinç kanë arritur në Beograd duke transportuar ndihma humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Serbi.

Sipas një njoftimi të EULEX, pjesë e donacionit janë paisje shtëpiake dhe mjete për gatim, dyshek etj.
“Misioni i EULEX-it në Kosovë është duke dhënë si donacion pajisje shtëpiake dhe mjete për gatim, mikrovalë, aparat për ujë të ngrohtë, shtretër, dyshekë, dollapë, mjete higjienike dhe pajisje për siguri, si dhe gjeneratorë, ngrohëse, dhe një kontejner të pajisur me kabina dushi, hapësira për pastrim, dhe një tualet.

Dorëzimi i pajisjeve është bërë në Leshtan/Beograd dhe Shid. Pjesa më e madhe është dorëzuar dje, më 22 shtator, në Shid, afër kufirit me Kroacinë. Pjesa tjetër do të dorëzohet sot në Kanjizhë. Donacioni i është dorëzuar Komisariatit për Refugjatë dhe Emigrantë në Serbi.

Donacioni është paraparë të ofrojë ndihmë të menjëhershme për refugjatët dhe emigrantët që aktualisht janë në kalim në Serbi”, njofton EULEX.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulex-dergon-ndihma-per-refugjatet-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala