EULEX aktakuzë për Arben Gjukajn

Autori:Avdyl Pajaziti

Një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në vlerë prej rreth 6.2 milionë euro në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Burime të Gazetës Fjala bëjnë të ditur se aktakuza është ngritur kundër drejtorit aktual të Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukajt, kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, Driton Pruthi, ish zyrtar i prokurimit në KEK, Lulzim Lushtaku, Esat Tahiri dhe Agron Jusufi.

Në aktakuzë pretendohen vepra të ndryshme penale ndaj 7 të pandehurve, ku përfshihen – mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit dhe lidhja e kontratave të dëmshme.

Aktakuza është ngritur ndaj:

Arben Gjukajt, drejtor në Korporatën Energjetike të Kosovës

Hysni Hoxha, kryetar I Organit Shqyrtues të Prokurimit

Driton Pruthi, ish zyrtar i prokurimit në KEK

Lulzim Lushtaku

Esat Tahiri

Agron Jusufi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eulex-aktakuze-per-arben-gjukajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala