Estonia mbështet arsimin në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

​Pas vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka udhëtuar për vizitë në Estoni, ku sot është pritur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i EstonisëJurgen Ligi.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit, sidomos në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional.

Bajrami mori konfirmimin e ministrit Ligi se do ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Bolonjë, konfirmim që e ka marrë dje edhe nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Letonisë.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha të arsimit, në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, në arsimin profesional, në projekte të përbashkëta për aplikim në fondet e Bashkimit Evropian për arsim dhe shkencë. Ky bashkëpunim do të konkretizohet përmes një marrëveshje që do të nënshkruhet nga dy ministrat, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/estonia-mbeshtet-arsimin-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala