Eshtrat e Isa Boletinit rivarrosen në ora 15:00

Kortezhi me arkivolin e heroit kombëtar Isa Boletini tashmëka mbërritur tek stadiumi i qytetit “Adem Jashari” ku edhe po tmbahet ceremonia qendrore.
Kortezhi me arkivolin e eshtrave të heroit Isa Boletini pas seancës solemne te Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhe pas homazheve në sheshin “Adem Jashari”, ka mbërritur në drejtim të stadiumit të qytetit “Adem Jashari”,njofton Veriu.info
Në stadium po realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Ndërkaq, arkivoli në shoqërimin e familjarëve dhe mysafirëve të ftuar do të rrugëtoj në ora 14 në drejtim të fshatit Boletin.
Dita e fundit e manifestimit dhe aktiviteteve 3 ditore (8 -10 qershor 2015), po zhvillohet sipas kësaj agjende:
MITROVICË
Ora 08:30 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Ora 09:00- Homazhe në sheshin “Adem Jashari”.
Ora 11:00 – arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.
Agjenda e manifestimit qendrorë në stadiumin e qytetit“Adem Jashari” në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini
Në ora 12:00 në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Fjalët e Rastit
12:00 – 12:05 Intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror
12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës
12:12 – 12:19 Përfaqësuesi i Republikës sà « Shqipërisë (Presidenti… ose)
12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit
12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës
12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës
12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë
13:00 – 13:05 Fjalët përshëndetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)
13:05 – 13:10 Përfaqësuesi i Familjes Boletini
Pjesa e dytë e programit artistik
13:10 – 13: 20 – Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.
13:20 – 13:35 – Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.
13:35 – 13:40 – Aktori Bislim Muçaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.
NGA14:30 – ARKIVOLI DO TË UDHËTOJË PËR TE VARREZAT NË BOLETIN, në shoqërim të familjarë dhe të ftuarve të tyre.
Ora 15:00 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.