“Është gënjeshtër” – zëdhënësi i PDK’së mohon se kanë kandidatë të dënuar

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi thotë se kjo parti nuk ka kandidatë të dënuar në listën për deputetë.
“Argumentet se KQZ’ja e ka certifiku listën e PDK’së me një kandidat brenda që bjen në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe legjislacionin në fuqi është i pavërtetë plotësisht, është gënjeshtër dhe shpifje”, tha Avni Bytyqi në Pressing.
“KGJK’ja nuk e ka karakterizuar kandidatin me numër 108 (Lulzim Abazi) si person i cili nuk mund të kandidojë”, tha Bytyqi.